fbpx

Policët, në gjunjë para bandës kriminale

policiaaa-1.jpg

Tre policë janë detyruar të bien në gjunjë pasi një bandë kriminale kishte marrë peng 11 zyrtarë policorë në Meksikë.

Agjentët e Policisë së shtetit ishin duke patrulluar në qytetin Juan Galindo kur u përballën me të shtëna armësh në mbrëmjen e së shtunës.

Sipas raportimeve, policët sapo kishin përfunduar një operacion që kishte parandaluar vjedhjen e një rafinerie nafte.

“DailyMail” ka publikuar fotografi të kësaj skene ku shihen tre nga 11 policët që kishin rënë në gjunjë para anëtarëve të bandës, që sipas raportimeve ishin më në numër se policët.Policët më pas ishin dërguar në një zonë tjetër dhe u gjetën të dielën në mëngjes. S’ka pasur të arrestuar lidhur me rastin, transmeton Koha.net.

Qeveria meksikane është përfshirë së fundmi në një përballje të vazhdueshme me organizatat kriminale. Që nga viti 2016, kompania e naftës “Petroleos Mexicanos” ka pësuar rënie të vlerës për shkak të vjedhjes së 7.4 milionë dollarëve. Vjedhja e karburantit ka nisur një luftë mes karteleve duke rritur numrin e grabitjeve dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303