fbpx

Polici dhunoi 15-vjeçarin, thyen heshtjen e ëma e djalit: Jam e tronditur, gjendja e tij është…

Ka reaguar nëna e 15-vjeçarit që u dhunua nga policia, e cila shprehet e tronditur për ngjarjen.

‘Jam shumë e tronditur, jam lodhur shumë duke folur ju lutem më pyesni dhe unë të përgjigjem se nuk dua të flas shumë’, tha Zaida Cobo për Abc news

Pyetje: Si është djali, gjendja shëndetësore fizike dhe psikologjike?

Çobo: Edhe gjendja fizike dhe psikologjike është shumë e rënduar. Ndërkohë që ne flasim djali është te dhoma tjetër. Kam folur me avokatin e popullit në telefon, dhe më tha që nga e henë do nisin procedurat dhe çdo gjë do vihet në vend, e vërteta do të dali. Djali e kishte respektuar çdo ditë karantinën, vetëm atë ditë kishte dalë xhiro me shokët me biçikletë. Po vonohej pak dhe folëm në telefon dhe më tha jam në rajon, te dyshi. Shkova atje dhe më doli para polici. Ai e kishte marrë djalin e kishte futur në birucë, pa dijeninë e shefit të madh. Më pas unë takova shefin e madh e më tha hajde bëji denoncim. Jo i thashë do ta zgjidh në mënyrë tjetër. Do ta çoj më lartë këtë, dhe shefi i madh më tha që do ta pezullojmë nga puna efektivin që dhunoi djalin. Ndërkohë mesa kam informacion polici është hequr nga puna. Unë e kam denoncuar efektivin te avokati i popullit. Unë vetë kam kërkuar të bëhem police, kam aplikuar, kam bërë testin me shkrim, e humba vetëm për dy pikë, nuk e di se si funksionojnë këto gjëra kështu.

Pyetje: E njihni policin që dhunoi djalin tuaj, ia dini emrin?

Çobo: E njoh si fytyrë po nuk ia di emrin. E njoh se më doli i pari në rajon më tha që do i bëj letrat se ka kundërshtuar policinë. Po ai është 15 vjeç i thashë unë. Ka ligj që i kap që 14 vjeç më tha.

Pyetje: Po ju si ndiheni, si u ndjetë kur patë videon?

Çobo: Nuk ndihem mirë fare, një nënë preket kur sheh një kafshë një qen një mace që dhunohet e jo më të shohë djalin e saj.

Pyetje: A e ka parë djali videon?

Çobo: Jo nuk e ka parë se nuk ka telefon.

Pyetje: Ju ka kontaktuar ndokush nga ministria e Brendshme apo nga policia?

Çobo: Asnjë. As Ardi Veliu as ministri Lleshaj.

Pyetje: E keni çuar në spital djalin pas dhunës që i është ushtruar?

Çobo: Jo nuk e kam çuar.