fbpx

Polici me ushtarakë. Sindikata kundër Lleshajt

policia-1-800x450.jpg

Ndryshimet ligjore që propozohen për t’i hapur rrugë pranimit të ushtarakëve në radhët e Policisë së Shtetit nuk priten mirë nga sindikata e unifomave blu.

Barazimi i gradave ushtarake me ato policore, sipas sindikatës, është një ide e papranueshme për standartet që kërkon koha.

Sadetin Fishta, kreu i Sindikatës së Policisë, thotw: “Pranimi i ushtarakëve në polici është një hap mbrapa. Nëse do tw miratohet ky nen, do të krijohet një polici ushtarako-policore që nuk do t’i shërbejë komunitetit”.

Sindikata paralajmëron se do t’i drejtohet Parlamentit, Komisionit të Sigurisë, Presidentit, por edhe ministrit të Brendshëm që tw mos miratohen këto ndryshime në ligjin për policinë, në të cilin është ndërhyrë disa herë vitet e fundit.

Sipas burimeve, këto propozime nuk mbështeten as nga Akademia e Sigurisë dhe as nga misionet e huaja që asistojnë policinë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *