fbpx

Policia arreston 2 persona dhe shpall në kërkim një tjetër, ishin kthyer në tmerrin e qytetarëve

foto.jpeg

12 vjedhje janë dokumentuar nga Policia e Durrësit gjatë muajve të fundit në rrethin e Durrësit. Policia ka bërë me dije se për këto ngjarje janë arrestuar 2 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër.

NJOFTIMI I PLOTË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, si rezultat i një pune të mirorganizuar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Periferia”, ndaluan shtetasit: D. S., 18 vjeç dhe H. Q., 20 vjeç, banues në Manzë, Durrës, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. N., 19 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një periudhë 3-mujore kanë kryer 12 vjedhje në banesa, në fshatrat Shkafanë, Rrotull, Armathë, Radë, Kuçok, Hamall, Kërtushaj, Rrushkull, ku kanë marrë orendi shtëpiake, vlera monetare dhe vegla pune. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303