TË FUNDIT

Policia arreston 2 persona, shumë e rëndë çfarë iu gjet në shtëpi

Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona pasi kishin kultivuar kanabis në banesën e tyre, ndërkohë që gjatë kontrollit iu gjetën dhe 2 kallashnikov.

“Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Vlorë dhe Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Llakatundi”.

Sekuestrohen dy armë zjarri kallashnikov, si dhe asgjësohen fidanë të dyshuar narkotikë. Vihen në pranga 2 shtetas, posedues të armëve të zjarrit dhe autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka finalizuar operacionin e koduar “Llakatundi”, në kuadër të të cilit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

H. T., 40 vjeç dhe A. B., 50 vjeç, të dy me banim në fshatin Llakatund, Vlorë.

Si rezultat i këtij operacioni, Policia ka evidentuar dhe asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilat ishin kultivuar në pronën e këtyre shtetasve, në fshatin Llakatund. Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, të cilat dyshohet se i posedonin këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat