Policia arreston 2 persona, tronditet nga ajo që ju gjen në bagazhin e makinës

arrestohen.jpg

Dy persona kanë përfunduar sot në prangat e Policisë së Fierit ndërsa është sekuestruar dhe 8 kg drogë.

Njoftimi i policisë:

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Kallm i Madh, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. D. dhe pasagjer shtetasin E. V., në bagazhin e automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi prej 8 kg drogë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda narkotike, automjeti dhe pesë aparate celularë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303