fbpx

Policia arreston 2 vëllezërit, shumë e rëndë ajo që bënë

Policia e Dibrës ka arrestuar 2 vëllezër të cilët kanë plagosur me mjete të forta një komshiun e tyre.

Njoftimi i Policisë:

Ndërhyrja e shpejtë e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes dy vëllezërve L.D, 24 vjeç, dhe Xh.D, 20 vjeç, pasi kanë goditur me mjete të forta shtetasin K.N dhe djalin e tij.

“Policia e Dibrës, pas njoftimit të marrë për një konflikt në lagjen ‘Treg’, Peshkopi, ku disa persona po konfliktoheshin me njëri – tjetrin, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë bënë parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar autorët e nisjes së konfliktit dhe konkretisht

L. D., 24 vjeç, dhe XH. D., 20 vjeç, banues në Peshkopi, (vëllezër ) , të cilët u arrestuan për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer nê bashkëpunim.

Dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri – tjetrin për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe kanë plagosur me mjete të forta, jashtë rrezikut për jetën (komshiun e tyre), shtetasin K.N dhe djalin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.