fbpx

Policia arreston 32-vjeçarin e shpallur në kërkim, ja ku fshihej

Durres-policia-7-768x512.jpeg

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar ka përfunduar në prangat e bluve të kryeqytetit. Mësohet se ky person fshihej në një banesë të marrë me qira.

Njoftimi i Policisë:

Në pranga është vën shtetasi S. R., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili fshihej në një banesë të marrë me qira.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

32-vjeçari ishte dënuar më parë për vjedhje, për shkatërrim prone, për armëmbajtje pa leje dhe për organizim të lotarive të palejuara.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303