fbpx

Policia arreston 33-vjeçarin, ja ç’kishte fshehur poshtë sediljes së motorit

arrestohet-770x433.jpg

Një 33-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane. 33-vjeçari u kap në Firence me kokainë, të cilën e kishte fshehur poshtë sediljes së motorit.

Mediat italiane raprtojnë se shqiptari ka shfaqur shenja nervozizmi pas ndalimit nga karabinierët në rrugë dhe kur ata i kërkuan të ngrinte sediljen për të parë çfarë kishte poshtë saj.

Kontrolli i mëvonshëm i zbuloi edhe një sasi tjetër kokaine, 800 gramë, të ndarë në dy qese. Po ashtu, shqiptari kishte edhe dy gramë marijuanë dhe mjetet për ndarjen në doza dhe konfeksionimin e drogës.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303