fbpx

Policia arreston 4 persona në Tiranë, del njoftimi, ja për çfarë akuzohen

rres.jpg

4 persona kanë përfunduar sot në pranga nga Policia e Tiranës. Sipas njoftimit, bëhet me dije se dy prej të arrestuarve kanë qenë persona të shpallur në kërkim kombëtar. Ndërkohë sipas policisë, dy personat e tjerë të arrestuar, akuzohen për vepra të ndryshme penale

Njoftimi i policisë

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

Z.Q., 36 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Q.K., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Forçat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.M., 34 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 5.8 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.G., 33 vjeç, pasi në rrugën “Llazi Miho”, u kap duke drejtuar mjetin pa leje përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303