fbpx

Policia arreston 44-vjeçarin në Durrës, ja shkeljet e rënda që kreu

arrestohet-770x433.jpg

Policia e Durrësit ka arrestuar një 44-vjeçar i cili përveçse theu karantinimin, hapi lokalin si dhe iu gjet një pistoletë tip “Beretta”.

Njoftimi i Policisë:

44-vjeçari Erdit Lamo kur u konstatua se kishte hapur lokalin në kundërshtim me ligjet dhe masat e vendosura nga qeveria në këtë situatë COVID-19, zhvilluan dhe një kontroll brenda barit, ku u konstatua një  pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 4 fishekë.

Arrestimi i tij në flagrancë u shoqërua edhe me masë administrative për hapje të subjektit “Bar Kafe”, ndërsa do të përballet me  veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën Kodi Penal parashikon dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303