fbpx

Policia arreston 47-vjeçarin, ç’i bëri ai nënës së tij? Policia jep njoftimin se…

Policia e Durrësit ka arrestuar pak më parë një 47 vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

I.Sh., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij”, thotë policia.