fbpx

Policia arreston dy shkodranët e shpallur në kërkim, zbulon arsyen

poli.jpg

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet L. N., 25 vjeç dhe D. N., 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Mazrek, që ishin shpallur në kërkim.

Kapja dhe ndalimi i tyre u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303