Policia ruse ka arrestuar mbështetësit e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny në aeroportin Vnukovo të Moskës ndërsa prisnin që ai të mbërrinte nga Gjermania.
Politikani i opozitës Lyubov Sombol shihet duke u larguar nga policia brenda një terminali në Vnukovo në një video të postuar në mediat sociale.
Navalny, një nga kritikët më të ashpër të Presidentit Vladimir Putin, njoftoi vendimin e tij për t’u kthyer nga Gjermania të mërkurën, duke thënë se i mungonte Moska dhe ishte indiferent ndaj asaj që ai e përshkroi si çështje “të trilluara” penale kundër tij.
Një ditë më vonë, shërbimi i burgut i kryeqytetit rus njoftoi se do të bënte gjithçka që për ta arrestuar sa më shpejt që ai të kthehej, duke e akuzuar atë për shkelje të kushteve të pezullimit të dënimit të tij të përvetësimit.