fbpx

Policia arreston me bujë 36-vjeçarin, vjen njoftimi, ja çfarë bëri ai…

arrestohet-shqiptari-nga-kosova-i-d-euml-nuar-p-euml-r-vrasje-n-euml-prag-euml_hd-780x439-1.jpg

Policia e Beratit ka arrestuar një 36-vjeçar për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Bie në pranga 1 shtetas që posedonte lëndën narkotike.

Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë dhe një armë sportive pa leje.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Policisë Berat, nga informacionet e marra në rrugë operative ushtruan kontroll në lokalin e shtetasit K.K., ku gjetën dhe sekuestruan 0.25 gramë lëndë narkotike kokainë, një armë sporive pistoletë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat u arrestua në flagrancë shtetasi:

K.K., 36 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303