fbpx

Policia arreston në Rinas ish-drejtorin e OST të shpallur në kërkim…

njoftim.jpg

Është vënë sot në pranga ish-drejtori i OST-së, Klodian Gradeci.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Akciza”, i finalizuar më datë 06.10.2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. G., 45 vjeç.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303