fbpx

Policia arreston të riun në Berat, tentoi të vrasë 27-vjeçarin pas një sherri në lokal

policia-rruge-1-2.jpg

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit  pasi ka tentuar të qëllojë me armë zjarri shtetasin K.K., 27 vjeç.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy të rinjve në lokal dhe ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të debatit.

Shërbimet e Policisë momentin e ngjarjes kanë rrethuar lokalin, në lagjen “Kushtrim” në Berat, ku edhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Berat/Informacion

Tentoi të vriste me armë zjarri 27-vjeçarin, pas një konflikti të çastit, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen.

Policia arrestoi në flagrancë autorin e ngjarjes.

Policia e Beratit, sapo ka marrë njoftim se në një lokal në lagjen “Kushtrim”, Berat, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në adresën e dhënë.

Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi H. Z., 28 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K. K., 27 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar lokalin ku po ndodhte ngjarja dhe falë ndërhyrjeve të shpejta e kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja e kryer me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

———–

Nga specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor u arrestuan shtetasit F. S., 35 vjeç, banues në fshatin Suk, Fier dhe N. M., 61 vjeç, banues në Tapi, Kuçovë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi dhe pa dokumentet përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303