Policia arreston urgjent 2 persona, ja ç’po fshihnin në makinë

arrestohet-shqiptari-nga-kosova-i-d-euml-nuar-p-euml-r-vrasje-n-euml-prag-euml_hd-780x439-1.jpg

2 persona janë arrestuar nga Policia mbrëmjen e djeshme në Elbasan, pasi kishin fshehur në makinë 30 kilogramë drogë teksa ishin duke udhëtuar nga Tirana në drejtim të Korçës.

Personat që kanë rënë në pranga janë I. D dhe Y. S., të dy me banim në qytetin e Korçës, dhe u kapën sapo kanë kaluar tunelin që lidh Tiranën me Elbasanin. Spaho ka qenë me precedent penal të mëparshëm, pasi ka qenë në burg për plagosje, dhe ishte liruar prej aty një vit më parë.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e policisë për këtë aksion që është kryer nga drejtoria e Elbasanit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303