TË FUNDIT

Policia arreston urgjent 30-vjeçarin, ja ç’bënte ai brenda në lokal

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili ushtronte aktivitet të lojërave të fatit në lokalin e tij.

Nga kontrollet e policisë në ambientet e lokalit në pronësi të 30-vjeçarit me iniciale Ë.M., në rrugën “Fitnete Rexha”, u gjetën 5 kompjutera, 1 pritnter dhe 4 aparate celularë.

“Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ë.M., 30 vjeç, pasi në rrugën “Fitnete Rexha”, në ambientet e lokalit që kishte në administrim ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojrave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 kompjutera, 1 printer dhe 4 aparate celularesh” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat