Një 49-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë pasi i janë sekuestruar në automjet 6 kg kanabis.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Taksisti” u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet O. M., banues në Tiranë.
“Bazuar në informacione të marra në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, gjatë kontrollit të automjetit të tij tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 kg lëndë narkotike kanabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.