fbpx

Policia bën kontroll, habitet nga ajo që gjen, arreston urgjent 27-vjeçarin

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Një 27 vjeçar me inicialet L. Q në Skrapar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Konkretisht në fashtin Bersak, policia ka gjetur pranë stanit të këtij personi, fidanë të lëndës narkotike kanabis sativa.

Po për të njëjtën çështje është proceduar në gjendje të lirë edhe një 69-vjeçar me incialet S. Gj, banues në Bersak.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. S., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia iu gjetën dhe u sekuestruan 7 doza kokainë, 15 doza kanabis dhe një sasi farash narkotike për kultivim.