Policia ‘bën namin’, ndëshkohen 200 qytetarë

Gjatë javës që lamë pas strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të evidentimit dhe goditjes të paligjshmërisë kanë proceduar penalisht 200 shtetas, nga këta: 26 shtetas të arrestuar për vepra të ndryshme penale, 170 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe  4 u shpallën në kërkim.

Ka vijuar monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane me Radar me qëllim mbajtjen në kontroll të shpejtësisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë ku gjatë kontrolleve të ushtruara janë proceduar penalisht 41 shtetas, nga këta:

18 shtetas të proceduar për “Shkelje të rregullave të qarkullimit Rrugor”

20 shtetas të proceduar për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”

3 shtetas të proceduar për “Largim nga vendi i aksidentit”

Kanë vijuar kontrollet në dyqanet e qarkut Tiranë për lëndët piroteknike.

Janë plotësuar 13 Kërkesë Padi për Urdhër-mbrojtje të Menjëhershme.

Janë kryer takime dhe mbledhje me shefat e komisariateve të kryeqytetit, për caktimin e porosive dhe prioriteteve në drejtim të evidentimit dhe goditjes të paligjshmërisë.

Lër një koment