Policia “blindon” Tiranën, patrulla në çdo cep të kryeqytetit

policiaaaaaaaaaaaaa.png

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore kanë blinduar mbrëmjen e sotme Tiranën
Ky aksion është realizuar me synim kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, si edhe personave të shpallur në kërkim.
“Kontrolle të befasishme në kryeqytet, nga të gjitha strukturat e DVP-së, për rritjen e parametrave të sigurisë.
Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore janë duke zhvilluar kontrolle të befasishme në kryeqytet, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me automjete me xhama të zinj të pacertifikuar apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose nën efektin e drogave.
Kontrollet e befasishme vijojnë në të gjithë qarkun.”-njoftojnë blutë e kryeqytetit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303