fbpx

Policia e Beratit jep njoftimin: Anduel Hoxha me dëmtime në fytyrë dhe në krah, u rrëzua nga pema e ullirit…

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-6y2z7s2oapfcn5kveth2u15e6vtzsm9nte2kpdheezs.jpg

Policia e Beratit ka dhënë pak më parë njoftimin zyrtar lidhur me aksidentimin e të riut Anduel Hoxha.

Policia bën me dije se Hoxha ka rënë nga një degë ulliri dhe nuk është aksidentuar në punë.

 “Lidhur me një lajm që është publikuar në media, ku pretendohet se shtetasi me inicialet A. H., 32 vjeç, banues në Poliçan, është dëmtuar nga një masiv gurësh gjatë punës në Malin e Tomorit, ju informojmë se:

Shtetasi A. H. është paraqitur në spitalin rajonal Poliçan, me dëmtime në fytyrë dhe në pjesën e krahut. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë bërë verifikimet, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ekspertimin mjeko-ligjor dhe bazuar në deklarimet e familjarëve ka rezultuar se shtetasi A. H. është rrëzuar nga pema e ullirit në fshatin Zgërbonj, gjatë kohës që ka qenë duke bërë krasitje.

Për këtë rast është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale. Shtetasi i A. H. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303