fbpx

Policia e Durrësit hidhet në aksion, finalizohet me sukses operacioni ‘Shëtitësi’, mes të arrestuarve dhe një vajzë

policia-2.png

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Shëtitësit”.

Goditet një grup që ushtronte aktivitet kriminal në fushën e vjedhjeve me dhunë, në qytetin e Durrësit dhe qytete të tjera.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një pune hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Shëtitësit”, si rezultat i të cilit u godit një grup që kryente vjedhje me dhunë në qytetin e Durrësit dhe qytete të tjera të vendit.

Janë ekzekutuar 2 urdhra ndalimi në ngarkim të shtetasve G. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë (organizatori i grupit) dhe A. K., 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve S. H. (alias E. L.), 31 vjeç; A. T., 33 vjeç; A. Rr., 27 vjeç dhe A. S., 35 vjeç.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sende të grabitura nga vendngjarjet.

Procedimi penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur ka nisur pasi, më datë 07.02.2021, në orët e para të mëngjesit dyshohet se të maskuar kanë vjedhur me dhunë një biznes në zonën industriale të qytetit të Durrësit.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar se në bashkëpunim me njëri

-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes edhe të disa magazinave dhe bizneseve në qytetin e Durrësit dhe qytete të tjera.

Po punohet intensivisht për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë autorëve të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303