fbpx

Policia e Korçës dhe e Durrësit arrestojnë 3 personat, zbulohet arsyeja

arrestohen.jpg

3 persona kanë përfunduar sot në pranga nga Policia e Korçës në bashkëpunim me atë të Durrësit.

Ata akuzohen për dhënie ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Njoftimi i Policisë:

Në pranga janë vënë shtetsait: I. H., 28 vjeç dhe  A. L., 41 vjeç, banues në Durrës si dhe S. K., 31 vjeç, lindur në fshatin Pirg, Maliq, banues në Durrës. Për këtë të fundit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin e datës 23.01.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

“Shtetasit e mësipërm, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë në afërsi të qytetit të Maliqit, duke transportuar me tre automjete në drejtim të Tiranës, 6 shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm, të cilëve nga hetimet e kryera rezulton se iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës prej 150 euro secilit.” njofton policia.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303