21.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

Policia e ndalon për kontroll, befasohen nga ajo që gjejnë

spot_img

Policia ka goditur një tjetër rast shpërndarje të lëndëve narotike, duke arrestuar drejtuesin e një mjeti pasi iu gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Njoftimi:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.  Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas që  qarkullonte me automjet, shpërndante lëndë narkotike në doza, në lagjen “Gurra”, Lezhë,  shërbimet e Policisë Lezhë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin A.L., shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasit A.L., 34 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat