fbpx

Policia e pikas, arrestohet i riu në hyrje të Bllokut (Foto)

Një arrestim ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Sipas disa fotove të siguriara nga Dosja.al, forca të shumta Policie kanë kanë vënë në pranga një të ri, në hyrjë të Bllokut, në urën mbi lumin Lana që të lidh me kompleksin Taivan.

Arrestimi në Tiranë

Siç shihet dhe nga fotot, disa efektivë të Shqiponjave pasi kanë dalë nga makina kanë arrestuar të riun që në foto shfaqet me kapuçë. Nuk dihen ende aryse e këtij arrestimi, pasi Policia e Tiranës nuk ka një njoftim zyrtar për këtë çështje.

Arrestimi në Tiranë

Pas arrestimit, i riu është dërguar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ku po vijohet me procedurat e tjera.