Policia e Shkodrës arreston 30-vjeçarin, e rëndë çfarë fshihte në shtëpi

lajm-i-fundit-3-3-7.jpg

Një 30-vjeçar D.K., është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur armë zjarri.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në banesën e tij kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, 80 fishekë luftarak dhe një pistolete sportive tip “Ekol”, me një krehër me fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për  veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303