fbpx

Policia e Shtetit prezanton flotën e re të makinave

Screenshot_4-9.png

Gjatë një aktiviteti ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe kreu i dikasterit të rendit, Sandër Lleshaj, u prezantua flota e re e makinave të Policisë së Shtetit.

Duke folur për sfidat e Policisë së Shtetit, Lleshaj pranoi se krahas investimeve në pajime, janë shumë të rëndësishme edhe trajnimi, edukimi dhe arsimimi i oficerëve të policisë.
Ministri Lleshaj

Gjatë aktivitetit të Ministrisë së Brendshme, ku u prezantua flota e re e makinave të policisë, Sandër Lleshaj komentoi protestën e para parlamentit, duke kërkuar reflektim nga qytetarët.

Lleshaj gjithashtu tha se “përfaqësues të caktuar të politikës të mos ngrenë dorë ndaj policisë”.

“Jo më larg se dy ditë më parë, u përballën me një sulm të pabesë. Verbëria politike e ka përherë potencialin për të sjellë dëme. Ftoj qytetarët për një reflektim, pasi te policia duhet të shohim forcën e mburojën tonë. Për reflektim ftoj edhe përfaqësues të caktuar politikë që të rreshtohen krah policisë e jo përballë saj. Për një të ardhme më të mirë europiane”, u shpreh Lleshaj.

Kryeministri Rama

Ndërkohë, kryeministri Rama sulmoi opozitën, që e cilësoi nxitëse të protestës së dhunshme.

E teksa kryedemokrati Lulzim Basha nga “fushëbeteja”, pra zona e “Unazës së Re” e kishte akuzuar se i nxori policët të patrajnuar përballë banorëve, Rama e kritikoi ashpër rivalin e tij politik.

Shefi i qeverisë tha se 24-vjeçarja Ina Muka, efektivja që u plagos nga shpërthimi i një mjeti piroteknik, “mund të ishte dëshmorja e parë police e rënë në krye të detyrës, nëse nuk do të kishte vepruar me shpejtësi për të hequr kapsollën”.

“Jo më larg se 48 orë në parë një efektive e Policisë së Shtetit mund te kishte humbur jetën. Ishte shpejtësia e reagimit të saj që bëri të humbte vetëm gishtat e njërës dorë. Ajo vajzë i përket gjeneratës së të rejave dhe të rinjve të shkolluar në Akademinë e riçelur të Sigurisë. Akademia që u mbyll për vite të tëra, duke ndërprerë një cikël trajnimesh të pazëvendësueshëm për Policinë e Shtetit. “Humbi gishtat se nuk ishte e trajnuar”, u tha nga ata që janë shkaktarë të nxitjes së dhunës, për përdorimin e lëndëve plasëse, që kodi penal e dënon si krim të rëndë. Ajo vajza dhe shumë të rinj të tjerë, jo vetëm që janë të trajnuar, por stërviten fizikisht çdo ditë. Sot do të kishim një tjetër dëshmore dhe mesa di, të parën dëshmore të Policisë së Shtetit”, u shpreh Rama.

Kryeministri foli edhe për nismën e ngritjes së një tjetër njësie speciale, që do të përballet me krimin dhe ta mbajë nën monitorim të vazhdueshëm atë, por edhe përfshirjen e efektivëve të Policisë Ushtarake, në garantimin e kontrollit mbi sigurinë e vendit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *