Policia e Vlorës arreston urgjent 33-vjeçarin, e rëndë ajo që i bënte babait

Një 33-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë, për dhunë në familje.

Policia bën me dije se ka arrestuar për ‘Dhunë në familje’ shtetasin B.I., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme në banesën e tij, dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 64 vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.