Policia franceze zhvendos 900 emigrantë

Policia franceze ka zhvendosur së paku 900 emigrantë nga një sallë sportive dhe një kamp refugjatësh në afërsi të Lamanshit, për shkak të druajtjeve të autoriteteve për siguri dhe higjienë në qytet.

Zëdhënësi i rajonit verior deklaroi se emigrantët, në mesin e të cilëve ka dhe shumë familje me fëmijë, janë zhvendosur nga qyteti Grand Sinte.

Mediat lokale thonë se emigrantët janë kryesisht kurdë nga Iraku.

Një gjykatë këtë muaj urdhëroi që emigrantët të largoheshin, në mënyrë që të ndalet dhuna dhe trafikimi i qenieve njerëzore në atë rajon. Zëdhënësi tha se emigrantët janë dërguar në strehimore të përkohshme, dhe atyre u është lejuar të aplikojnë për azil.

Grupet e aktivistëve kanë paralajmëruar që evakuimet nuk i ndalojnë Policia franceze i ka evakuuar së paku 900 emigrantë nga një sallë sportive dhe një kamp refugjatësh në afërsi të Lamanshit, për shkak të druajtjeve të autoriteteve për siguri dhe higjienë në qytet.