fbpx

Policia gjermane bën gjestin bujar për Forcat Speciale RENEA

foto_2.jpg

Policia Federale Gjermane i ka dhuruar njësisë speciale RENEA 200 palë këpucë shërbimi, të cilat kanë vlerën e 30 mijë eurove.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada gjermane në Shqipëri, e cila shkruan në rrjetet sociale se këpucët e shërbimit janë të standardeve evropiane të sigurisë në punë dhe zëvendësojnë këpucët e konsumuara të oficerëve.

“Policia Federale Gjermane i dorëzoi dje njësisë speciale RENEA dhe grupit të gatshëm të policisë (njësia Tiranë) 200 palë këpucë shërbimi me vlerë 30.000 euro. Këpucët e shërbimit janë në përputhje me standardet evropiane të sigurisë në punë dhe zëvendësojnë pajisjet personale të konsumuara të oficerëve dhe oficereve. Ndihma në pajisje u prit me mirënjohje nga komandantët e njësive”,- shkruan ambasada gjermane.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303