Policia greke publikon emrin dhe foton e shqiptarit, kokë e grupit kriminal

Një shqiptar i shumëkërkuar akuzohet nga autoritetet në Greqi si drejtues i një grupi kriminal shqiptaro-grek të trafikut të drogës, i cili u godit 5 ditë më parë gjatë një operacioni ku u arrestuan 3 shqiptarë e 5 grekë (mes te cilëve dy policë).

Policia greke, me urdhër të prokurorit, ka publikuar emrin dhe foton e shqiptari të shumëkërkuar.

Sipas policisë, shqiptari i kërkuar është Erius Tafaj, i biri i Malos dhe Suzanës, lindur më 08.08.1988.

Po ashtu lidhur me këtë grup kriminal, u shpall në kërkim një polic grek dhe një shqiptar.

Lër një koment