Policia greke qëllon me armë mbi dy shqiptarët, akuzohen për grabitje me dhunë

policia-greke_4-600x360.jpg

Dy shqiptarë akuzohen për vjedhje të cilat kapin shifrën e rreth 200 mijë euro-ve. Ata kanë grabitur pajisje në laboratorët dhe zyrat e profesorëve të Universitetit Teknik të Athinës dhe Universitetit Kombëtar Kapodistrian.

Njëri prej të dyshuarve, i moshës 37 vjeç, u arrestua të martën e kaluar në periferinë e Zografou, ndërsa bashkëpunëtori i tij 28-vjeçar është ende i lirë. Sipas autoriteteve greke nga mesi i shkurtit deri në mesin e muajit prill ishin plaçkitur më shumë se 25 zyra profesorësh dhe 20 laboratorë në të dy universitetet u plaçkitën. Ndërkohë, mediat greke shkruajnë  se shqiptarët pasi kryenin vjedhjet, jetonin sikur asgjë nuk kishte ndodhur në një nga dhomat e një konvikti të vjetër, ku edhe kishin fshehur shumë nga pajisjet e vjedhura.

Sipas informacioneve, të dy shqiptarët ishin përfshirë në rrëmbimin e një studenti 16-vjeçar nga zona e Kaisariani rreth dy vjet më parë kur e futën në bagazhin e makinës që drejtonte, e çuan në shtëpinë e tij, rrahën babanë e të riut, grabitën dhe u larguan menjëherë, si zotërinj, përcjell abcneës.

Arrestimi i shqiptarit dhe identifikimi i bashkëpunëtorit të tij u kryen si pjesë e një hetimi nga Drejtoria e Sigurisë së Atikës për raste të vjedhjeve në dy universitetet nga fundi i shkurtit deri në mes të prillit 2020. 37-vjeçari u gjet në zonën e Zografou duke hipur në një makinë, me targa dukshëm të rreme.

Në përpjekje për tu arratisur, autori i krimit u fut në makinë në trotuar dhe u zhvendos drejt policisë, duke rrezikuar jetët e efektivëve. Megjithëse ishte thirrur në mënyrë të përsëritur nga policia për të ndaluar automjetin, ai vazhdoi të lëvizë në mënyrë kërcënuese drejt tyre, çka detyroi një prej oficerëve të qëllonte për të parandaluar më të keqen.

Autori i krimit, duke u përpjekur të shpëtonte, vazhdoi të lëvizë në trotuar dhe pasi u përplas me dy makina të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale, u përplas me një pemë ku edhe mjeti u ndal. Ai më pas doli nga dritarja e pasagjerit dhe u përpoq të hidhej mbi kangjella e një godine, por nuk ia doli pasi u ndalua nga policia. Pas arrestimit të tij, në pronësi të tij u gjetën dhe konfiskuan pako letre të improvizuara me një sasi të vogël heroine. ABCneës

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303