fbpx

Policia heq dorë nga kërkimet për Emiliano Sala

emiliano-sala.jpg

Policia e Guernsey ka hequr dorë nga kërkimet për Emiliano Sala.

Sulmuesi argjentias u zhduk që nga mbrëmja e së hënës ndërsa po udhëtonte me avion drejt Cardiff.

Futbollisti ishte në avion së bashku me pilotin kur u zhdukën nga radrët.

Ekipet e shpëtimit janë kërkuar për 28-vjeçarin dhe pilotin David Ibbotson deri të enjten, por nuk gjetën “asnjë gjurmë” të avionit.

“Megjithë përpjekjet nga ajri në Channel Islands, Britaninë e Madhe dhe Francën, që mbulon një sipërfaqe prej 1.700 milje dhe një pjesë e saj e kontrolluar më shumë se një herë, si edhe pas ekzaminimit të të dhënave të telefonit e imazheve satelitore, nuk ishim në gjendje të gjenim gjurmë të avionit, pilotit apo futbollistit,”-tha Kapiteni David Barker.

“Kemi marrë vendimin e vështirë për ti dhënë fund kërkimeve. Shanset për mbijetesë në këtë fazë janë jashtëzakonisht të pakta. Të afërmit e tyre janë informuar për këtë zhvillim. Megjithëse nuk po zhvillojmë më operacione të kërkimt, ne i kemi kërkuar të gjitha anijeve dhe avionëve në zonë që të mbajnë ‘sytë hapur’ për çdo gjurmë të avionit. Kjo do të vazhdojë pafundësisht.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303