33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Policia holandeze gjen letrën e personit që vrau tre persona në Utreht

spot_img

Policia holandeze ka gjetur një letër ku sqarohen motivet e sulmit terrorist në Utreht, Holandë i cili ndodhi ditën e djeshme.

Sulmues i armatosur ka vrarë tre persona në tramvaj, ndërsa ka lënë të plagosur edhe pesë të tjerë. Forcat e sigurisë kanë arritur që ta arrestojnë pas shtatë orëve dhe tani terroristi është dërguar në paraburgim. Letra është gjendur në makinën me të cilën ishte arratisur, ndërsa forcat e rendit kanë deklaruar se ende po punohet në mbledhje të dëshmive të cilat do të vërtetojnë në kishte qenë sulm terrorist.

“Në këtë moment po shqyrtohen motivet terroriste të sulmit. Një letër është gjetur në makinën e tij”, ka deklaruar prokurori për mediat.

Hetuesit nuk përjashtojnë edhe mundësitë e tjera për sulm. Ekzistojnë zëra se vrasësi i ka njohur viktimat, edhe pse policia ka deklaruar se nuk ka dëshmi se vrasësi njihej me viktimat.

Përveç shtetasit turk 37 vjeçar, Gokman Tanis, policia holandeze ka arritur të arrestojë edhe persona të tjerë të dyshuar për ngjarjen.

Shtetasi turk vrau një vajzë 19 vjeçare dhe dy burra në moshë 28 dhe 49 vjeç.

Qeveria holandeze sot ka ulur flamurët në gjysmë shtizë për të nderuar viktimat e sulmit të djeshëm në Utreht të Holandës./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat