fbpx

“Policia i arreston prindërit protestues, zhduket fëmija 8-vjeçar”

protestaaaa.jpg

Një fëmijë vetëm 8 vjeç rezulton të ketë humbur pas protestës së zhvilluar këtë paradite nga ana e banorëve të zonës së Astirit, para parlamentit

Ky është denoncimi që publikon ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan në rrjetin social se prindërit e fëmijës janë arrestuar në protestë, pavarësisht se sipas tij nuk kishin kryer asnjë lloj formë dhune apo thirrjeje për dhunë.

“Zhduket nje femije 8 vjeçar i nje çifti protestuesish paqesor qe arrestohet nga narkopolicia e Edvin Kristaq Urrejtjes!”, shkruan Berisha teksa publikon të plotë mesazhin denoncues.

“Sipas te dhenave ne media dhe ne terren eshte arrestuar nje çift qe po protestonte krejt paqesisht pa kryer asnjë veprim te dhunshem kunder shembjes se shtepisë se tyre dhe me skandaloze eshte fakti se kanë nje femije te mitur 8 vjec dhe nuk dihet fati i tij fizik as psikologjik”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *