Policia i ndaloi për kontroll rutinë, por është e pabesueshme çfarë i’u zbulua dy të rinjve

Nga Specialistët Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L.A, 40 vjeç, banues në Pogradec.

Xh.H(R),42 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Çorovodë – Berat, në lagjen Uznovë, pas kontrollit të automjetet tip Benz të ushtruar nga shërbimet e policisë, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësin e provës materiale 24.6 gramë e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sativa .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 283/2 i Kodit Penal.