fbpx

Policia italiane zbulon mashtrimin financiar të shtrirë në 14 shtete

italian-police.jpg

Policia italiane ka zbuluar një mashtrim fiskal financiar ndërkombëtar të shtrirë në 14 shtete.

Në një operacion të koduar “Galateo”, policia ekonomiko-financiare e Riminit ka zbuluar faturime fallso në sektorin e tregtimit me shumicë të aparaturave elektronike e elektroshtëpiake.

Sipas policisë italiane, mashtrimi fiskal arrin në vlerën rreth 108 milionë euro.

56 biznese, 38 prej të cilave në Itali dhe 18 biznese në vende të tjera të Europës, si edhe 45 persona janë përfshirë në këtë aferë korruptive financiare.

Urdhri i sekuestros është vendosur për produktet e 5 bizneseve, me vlerë rreth 13 milionë euro.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje