fbpx

Policia kap 5 persona në Tiranë një prej tyre ‘gëlltit’ drogën, por…

po.png

5 persona kanë rënë në prangat e Policisë brenda 24 orëve për vepra të ndryshme penale.

Përkatësisht janë arrestuar:

  1. P., 19., vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Andon Zako Çajupi”

  2. K., 26 vjeç . tregtonte lëndë narkotike heroinë në zonën e Yzberishtit, në Tiranë dhe kanë organizuar punën për kapjen e tij. O. K., sapo ka parë punonjësit e policisë, ka gëlltitur disa qese ambalazhi, të cilat dyshohet se kanë qenë me lëndë narkotike të llojit heroine

  3. N., 47 vjeç, banues në Tropojë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”;

  4. F., 41 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;

  5. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”;

Njoftimi i policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë vënë në pranga 5 shtetas, si edhe u procedua në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi S. P., 19., vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Andon Zako Çajupi”. Shërbimet e Komisariatit Nr. 2 gjatë kontrollit fizik i kanë gj etur 19 gr. lëndë të dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë një 16 vjeçar, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Advertisement

-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: O. K., 26 vjeç. Punonjësit e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi O. K. tregtonte lëndë narkotike heroinë në zonën e Yzberishtit, në Tiranë dhe kanë organizuar punën për kapjen e tij.  Shtetasi O. K., sapo ka parë punonjësit e policisë, ka gëlltitur disa qese ambalazhi, të cilat dyshohet se kanë qenë me lëndë narkotike të llojit heroinë. Kontrolli ka vijuar edhe në banesën e 26-vjeçarit, ku Policia ka gjetur një përforcues metalik grushti dhe 12 tableta të dyshuara metadon.

-Gjithashtu, nga strukturat e DVP Tiranë janë ndaluar edhe 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, konkretisht:P. N., 47 vjeç, banues në Tropojë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”; B. F., 41 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;  N. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”;

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303