Policia kap ‘mat’ të dënuarit shqiptarë teksa fusnin drogën në burg, nuk do ta besoni ku e kishin fshehur

kjjj.jpg

Në burgun e Dubravës në Kosovë, pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda tij.

Stafi përgjegjës për siguri ka lokalizuar dy pako të ardhura për dy të burgosur, në të cilat bastisja ka rezultuar pozitive, ku brenda pakove në mënyrë të kamufluar është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

“Të burgosurit e dyshuar se pakot me gjëra të kamufluara kanë qenë të dedikuar për ta janë veçuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia”, thuhet në komunikatën e SHKK-së.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303