Policia konfirmon ngjarjen e rëndë në Tiranë, dalin detajet e reja

dr.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë një natë më parë në bulevardin “Bajram Curri”.

Në banesën e shtetasit M. N., 72 vjeç, ka plasur bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga ky shtetas pasi është i infektuar me COVID-19.

Ky shtetas është dërguar në spital me ambulancë, për mjekim më të specializuar. Nga plasja e bombolës nuk kanë mbetur të dëmtuar persona të tjerë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Më datë 15.11.2020, rreth orës 21:05, në bulevardin “Bajram Curri”, në banesën e shtetasit M. N., 72 vjeç, ka plasur bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga ky shtetas pasi është i infektuar me COVID-19. Ky shtetas është dërguar në spital me ambulancë, për mjekim më të specializuar. Nga plasja e bombolës nuk kanë mbetur të dëmtuar persona të tjerë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303