fbpx

Policia merr informacionin, shkon i kontrollon shtëpinë, arreston menjëherë 45-vjeçarin

Një 45-vjeçar nga Kuçova ka rënë në prangat e policisë falë informacioneve të marra nga qytetarët.

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën, disa fidanë narkotikë, fara të dyshuara si cannabis sativa dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar si cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.