Policia merr njoftimin, niset menjëherë drejt lokalit, arreston babë e bir…

polici.png

Policia ka arrestuar babë e bir në Korçë pasi posedonin armë pa leje dhe ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta. Policia gjeti në lokalin e tyre një armë zjarri, krehër me 13 fishekë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të armëmbajtjes pa leje dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Parandalimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Ilirjan Liçe, 43 vjeç dhe djalit të tij Alteo Liçe, 25 vjeç, banues në Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se shtetasit e mësipërm, posedonin armë pa leje dhe ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe ushtruan kontroll në lokalin në përdorim prej tyre në lagjen nr. 15, Korçë, ku u gjet një armë zjarri tip automatik (me fishekë në fole), një krëhër me 13 fishekë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të mëtejshëm të ushtruar në banesën e tyre, u gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303