fbpx

Policia ndalon dhe procedon 5 persona në Dibër, ç’po ndodh?

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-4.jpg

5 persona janë proceduar penalisht së fundmi nga policia. Të gjithë banues në Dibër, ata janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte pa leje si dhe kishin punësuar punëtorë pa i regjistruar në organet përkatëse.

Policia njofton:

Dibër
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Goditen nga Policia, 5 raste të ndërtimeve të paligjshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, kanë evidentuar dhe goditur 5 raste dhe si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit:
U. H., V. S., H. K., F. M., V. T., të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte pa leje si dhe kishin punësuar punëtorë pa i regjistruar në organet përkatëse.
Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303