Policia në aksion, arreston 4 persona, nxjerr njoftimin urgjent: Ju mpin trurin…..

Policia rrugore ka dalë në aksion gjatë natës dhe ka vënë në pranga 4 shoferë të cilët po drejtoin mjetin në gjendje të dehur.

Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle në të gjitha rrugët e Tiranës. Kontrollet kanë nisur që prej orës 22.00 të mbrëmjes së djeshme dhe ka vijuar deri në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm.

Nga 256 teste alkooli të bëra deri në orën 02.50, u konstatuan 11 shoferë që i jepnin mjetin nën ndikimin e alkoolit, të cilët rrezikojnë pezullimin e patentës.

4 shoferë të tjerë u arrestuan pasi po qarkullonin në gjendje të dehur, ndërsa 241 të tjerë ishin brenda limitit të lejuar.

“Alkooli mpin trurin dhe je i destinuar për të bërë aksident. Alkooli vret jetën njësoj si dhe shpejtësia. Përdorni mjetet e transportit publik në rast se konsumoni alkool,”-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Live: Po ndodh ne te gjitha rruget e Tiranes.Policia Rrugore kontrolle me dragera per te parandaluar drejtimin e mjeteve nen efektin e alkoolit apo me keq akoma ne gjendje te dehur.Kontrollet me dragera prej ores 22.00 dhe do vijojne deri ne oret 05.00. Nga 256 teste alkooli te bera deri ne ores 02.50, u konstatuan:11 drejtues mjetesh nen ndikimin e alkoolit te cileve ju pezullua leja e drejtimit dhe do dalin ne komision, te cilet rrezikojne pezullimin e patentes nga 6 deri ne 12 muaj4 drejtues mjetesh u arrestuan per drejtim mjeti ne gjendje te dehur qe varionte nga 0.50 mg/l deri ne 1.03 mg/lNdersa 241 drejtues mjetesh rezultuan nga 0.00 mg/l deri ne 0.19 mg/l, brenda limitit te lejuarStop drejtimit te mjetit nen efektin e alkoolit apo ne gjendje te dehur. Alkooli mpin trurin dhe je i destinuar per te bere aksident.🚑Alkooli 🚑vret jeten njesoj si dhe shpejtesia.Perdorni mjetet e transportit publik ne rast se konsumoni alkool.#Siguriaejetesprimare#Kontribuodhetipersigurinerrugore

Geplaatst door Policia e Shtetit op Zaterdag 25 januari 2020