fbpx

Policia në aksion/ Vetëm në 24 orë ndëshkohen 109 shoferë dhe 85 këmbësorë

POLICI.jpg

Janë ndëshkuar nga policia 109 drejtues mjetesh dhe 85 këmbësorë brenda 24-orësh, pasi kanë shkelur rregullat e reja të qeverisë si masa parandaluese për pandeminë COVID-19.

109 drejtues mjetesh që shkelë urdhrin e ndalim qarkullimit janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, ndërsa 85 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë, janë ndëshkuar me gjobë 10.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe 15 lokale që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303