fbpx

Policia nisi hetimet ndaj saj, ish-bashkëshortja e 71-vjeçarit shpërthen në akuza: E vratë ju…

Ish-bashkëshortja e Lefter Zhidrus ka hedhur akuza ndaj policisë dhe medias. Floresha Zhidru ka akuzuar policinë për vrasjen e 71-vjeçarit.

Kujtojmë se 71-vjeçari Lefter Zhidru për 5 orë qëndroi i armatosur dhe hapi zjarr ndaj forcave policore, duke plagosur dy të rinj, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ai u ekzekutua nga forcat RENEA pasi nuk pranoi të dorëzohej, ndërkohë që hapi zjarr ndaj tyre deri në momentin e fundit.