Policia nuk e besonte që e përdhunonin. Rezultati…

Screenshot_7-e1543680141645.png

“Ka pasur një farë përdhunimi, nuk e di se ça të them. Një i moshuar, dy të rinj. Më ka ndodhur disa herë. Para dy tre javësh më ndodhi dhe një tjetër. Unë nuk doja, nuk kam dashur, madje kam luftuar që kjo gjë të mos ndodhte”

Janë këto fjalët që ka rëfyer për emisionin “Boom”, në muajin shkurt, një vajze e re, e pambrojtur, e cila jeton në Kucovë, komplet e vetme. E reja vuante edhe nga çrregullime mendore, gjë e cila ka qenë  pengesë për instancat e shtetit, që ta merrnin përsipër si rast.

Shtëpia e saj nuk mund të quhet fare e tillë, por do ishim më të saktë nëse do i quanim thjesht mure. Vetëm një krevat ka brenda tyre, pa dyer pa dritare. Kuti kartoni rreth e rrotull, ku fut ato pak rroba që ka. “Më japin…, njëri një byrek, njëri një sufllaqe”. Vazhdon rrefimin vajza, e cila me sa duket jeton me kaq shumë pak. “Nuk kam. Unë nuk punoj, me cfarë më ndihmojnë njerëzit rrotull”.

Por nuk bëhet fjalë vetëm për jetën e vështirë që ajo ka, por për përdhunimet e herë pas hershme që i ndodhin dhe askush nuk përgjigjet, askush nuk  e merr në mbrojtje.

Cëshja e saj hidhet si një top ping pongu, për t ëkaluar tek vcështja e radhës e cila mbyullet akoma pa u hapur. Nuk e quajnë vepër penale atë që ndodh mbi të, sepse as nuk e besojnë fare që kjo gjë i ndodh. Nuk e besojnë. Nuk është mirë nga trutë.

 

Por sot, pas rreth 9 muajsh, nga publikimi i rastit, vajza është  8 muajshe shtatzënë. O njerëz shtatzënë! Ajo mban në barkun e saj një fëmijë, babain e të cilit nuk e ka idenë se kush është.

U pyet se kush ishte babai i fëmijës, ajo përgjigjet “Nuk e di se kush është, erdhën 4 veta. Ishte natë. Këtu është shumë keq. Hyn kush të dojë”. Por kjo nuk pengon atë që ta dojë të pafajshmin që e ka në bark. Ajo do që ta mbajë atë e ta rrisë. Madje thotë që do e donte edhe nëse do ishte vajzë.

Po shteti? Ku është shteti në këtë rast? A e di shteti çfare vepre penale është kjo? Sigurisht që e di, madje një oficer policie e pohoi vetë këtë gjë duke shtuar edhe faktin që “DUHEN NGRITUR TË GJITHË NË KËMBË” Pse nuk reagoi që në momentin e parë që kjo vajzë u bë publike dhe që ishte pre e përdhunimeve të një pas njëshme. Apo duhej që ajo ta pësonte që të besohej?!

Po sa raste të tilla mund të ketë në të gjithë Shqipërinë? Pa fund. Pse ndodh e gjithë kjo?

Vini pra psikologë nëpër institucione! Mos të bëjë ekonimisti rolin e psikologut!

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303